
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane, transmeton Insajderi.
“Vazhdimi i bashkëpunimit me aleatin tonë të NATO-s Turqinë për prioritetet e përbashkëta është me rëndësi të madhe”, shkroi Antony Blinken në Twitter pas një telefonate që kishte me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai përsëriti mbështetjen amerikane për bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të cilat janë aleatë të Amerikës në NATO-s.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price gjithashtu bëri një njoftim rreth bisedës telefonike Blinken-Çavuşoğlu.
“Sekretari Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ku diskutuan fushat e bashkëpunimit në Siri dhe Afganistan dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike”, tha ai. /Insajderi.com