Sekretari amerikan i shtetit, Pompeo: Konflikti Greqi – Turqi për Mesdheun Lindor të zgjidhet me dialog

Sekretari amerikan i shtetit, Pompeo: Konflikti Greqi – Turqi për Mesdheun Lindor të zgjidhet me dialog

Në kohën kur situata e konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë për Mesheun Lindor, vazhdon të jetë e tensionuar, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, transmeton Insajderi.

Pomepo, të hënën tha, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që bisedimet e ardhshme mes Greqisë dhe Turqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet detare në Mesdheun Lindor të çojnë në marrëdhënie të mira bilaterale mes fqinjëve, raporton Anadolu Agency.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se zgjidhja e konfliktit nuk është përmes shfaqjes së forcës, nuk është përmes demonstrimeve të fuqisë, është përmes dialogut. Është përmes sistemeve ndërkombëtare, marrëveshjeve, bisedave, dialogut. Kështu duhet të zgjidhen këto mosmarrëveshje detare”, tha Pompeo gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve të Athinës (ANA). /Insajderi.com