Sekretari Amerikan i Shtetit takohet me presidentin palestinez në Ramallah

Sekretari Amerikan i Shtetit takohet me presidentin palestinez në Ramallah

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, tha se Washingtoni do të rihap konsullatën e saj në Jeruzalem (Kuds) dhe do të rivendosë lidhjet me Palestinën, transmeton Insajderi.

Komentet e tij erdhën gjatë një konference për media pas takimit të tij në Ramallah me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në kuadër të vizitës së tij në Palestinën e pushtuar, raporton Anadou Agency (AA).

Blinken tha se SHBA do të sigurojë 5.5 milionë dollarë ndihmë financiare emergjente për Rripin e Gazës dhe 32 milionë dollarë mbështetje për organizatat humanitare ndërkombëtare.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo praktikë të njëanshme që çon në dhunë të mëtejshme midis Izraelit dhe palestinezëve”, tha Blinken.

Blinken ka mbërritur në Izrael sot herët në ndalesën e parë të turneut të tij të parë në Lindjen e Mesme që nga marrja e detyrës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhu, po ashtu zhvilloi bisedime me kryediplomatin amerikan për një sërë çështjes rajonale, përfshirë marrëveshjen e fundit për armëpushim në Rripin e Gazës dhe në Iran.

Sipas zëdhënësit të Departmentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, pas takimit të tij me Netanyahu-n, Blinken takoi zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë presidentin Reuven Rivlin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi.

Blinken më vonë do të takojë kryeministrin palestinez, Mohammad Shtayyeh dhe zyrtarë të lartë nga Autoriteti Palestinez, para se të udhëtojë për në Kajro dhe Amman. /Insajderi.com