Sekretari amerikan: Ka shansa që figura e opozitës ruse është helmuar me urdhër të Moskës

Sekretari amerikan: Ka shansa që figura e opozitës ruse është helmuar me urdhër të Moskës

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ka deklaruar se “ekziston një “shans thelbësor” që helmimi i dyshuar i figurës opozitare ruse, Alexei Navalny, të urdhërohej nga zyrtarë të lartë në Moskë.

NATO dhe Gjermania thonë se ka “provë pa dyshim” se Z. Navalny u sulmua me një agjent nervor Novichok, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Komentet e sekretarit amerikan janë në kontrast me presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka refuzuar të dënojë Moskën.

Navalny u dërgua me avion në Berlin nga Rusia pasi u sëmur në një fluturim nga Siberia në Moskë muajin e kaluar.

44-vjeçari u nxor nga një gjendje kome e induktuar në fillim të kësaj jave me mjekët në spitalin Charité të Berlinit duke thënë se ai ishte duke iu përgjigjur stimujve verbalë por ishte “shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”. /Insajderi.com