Seks skandali i cili e tronditi KB

Zyrtari i lartë e mbante djemtë si robër seksual, derisa paraqitej si humanitar dhe bamirës!

Seks skandali i cili e tronditi KB

Kombet e Bashkuara kanë nisur hetimin pasi një ish zyrtar i lartë, i lidhur me një institucion humanitar britanik, ishte arrestuar për shkak të dhunës së rëndë seksuale ndaj fëmijëve.

Policia ka kumtuar se e ka gjetur kanadezin Peter Dalglish (60) me dy djem të moshës 12 dhe 14 vjeç në hapësirë të njëjtë kur kishte kryer bastisje në shtëpinë e tij në Nepal dhe e kishte arrestuar.

Daglish ishte nëpër pozita të larta në agjencitë të Kombeve të Bashkuara. Gjatë vitit 2015 ishte përfaqësuesi i KB në Kabul.

Detektivët pretendojnë se i ka keqtrajtuar fëmijët në Nepal për 15 vite, pasi një djalë, të cilin e kishte keqtrajtuar derisa ai ishte i vogël, i paraqiti akuzat kundër tij.

Zyrtarët kanë kumtuar se para tre muajve punëtorët e një organizate bamirëse kanë treguar për sjellje të tij.

“Hetimet fillestare kanë zbuluar se i kishte si cak fëmijët me pozitë të dobët financiare dhe i keqtrajtonte seksualisht”, ka treguar Pushkar Karki, drejtori i Byrosë Qendrore Hetimore të Nepalit.

Ai ka thënë Daglish i ndante fëmijët nga prindërit me oferta se do t’iu sigurojë arsimin, t’i qonte në botën e jashtme dhe do t’iu gjejë punë.

Daglish është i martuar dhe ka një fëmijë, ndërsa e ka themeluar një organizatë globale humanitare “Fëmijët të rrugës” (Street Kids International), e cila tani është pjesë e organizatës “T’i shpëtojmë fëmijët” (Save The Children) nga Londra.

Ky është skandali më i ri në lidhje me organizatat humanitare… Më herët u publikua se si punëtorët humanitar të Oxfamit kanë përdorë për seks fëmijët dhe gratë në Haiti./Insajderi.com.