Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit ka dy kërkesa për Qeverinë

Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit ka dy kërkesa për Qeverinë

Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë ka dal me dy kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të hiqen masat parandaluese nga COVID-19 që prekin sektorin e hotelerisë dhe turizmit si dhe të largohet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura.

“Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia COVID-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për kufizime shkak i rrezikut nga COVID-19.

Bizneset janë ankuar se këto masa po iu rrezikojnë ekzistencën në treg. /Insajderi.com