Autoritetet e sigurisë në Afrikën e Jugut kanë sekuestruar qindra doza me vaksina të rrejshme anti-COVID, transmeton Insajderi.
E gjitha ndodhi pas lajmërimit të Interpolit se vaksinat kundër Coronavirusit tani janë bërë cak për organizatat kriminale, të cilët po tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar.
“Në një depo në Germistone afër Johanesburgut, janë gjetur 400 ampula me vaksina të rrejshme, ndërsa policia ka arrestuar tre shtetas të Kinës dhe një të Zambisë”, thuhet në kumtesën e Interpolit.
Ditë më parë policia kineze ka arritur me sukses të identifikojë një rrjet kriminal që kishte shitur vaksina të rrejshme, duke arrestuar 80 të dyshuar dhe sekuestroi mbi tre mijë doza të rrejshme të vaksinës anti-COVID’19. /Insajderi.com