
Mihail Markel nuk është më trajner i kombëtares së Bjellorusisë. Tekniku 55 vjeçar ka dhënë dorëheqjen pas humbjes turpëruese që Bjellorusia pësoi nga Belgjika, njofton Insajderi.
Këtë lajm e ka deklaruar vetë trajneri, ku kombëtarja bjelloruse e ka publikuar me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj.
“Kam analizuar situatën pas ndeshjes ndaj Belgjikës dhe kam arritur në konkluzionin se duhet të dorëhiqem si trajneri i skuadrës kombëtare të Bjellorusisë.”
Bjellorusia në fushatën eliminatore të Botërorit “Qatar 2022” renditet në vendin e parafundit me tre pikë, ku ka arritur të fitojë ndaj Estonisë dhe të humbasë 8-0 ndaj Belgjikës. /Insajderi.com
Главный тренер сборной Беларуси Михаил Мархель после поражения в Бельгии решил подать в отставку. Он обратился с заявлением к футбольной общественности.
Подробности 👉 https://t.co/hA2RDcQoTF#БелыяКрылы #СборнаяБеларуси pic.twitter.com/tSdRuHOWIn
— ABFF | Belarus Premier league (@belarusff) April 5, 2021