Selektori i Suedisë sqaron pse ftoi futbollistë më pak të njohur për miqësoren me Kosovën

Selektori i Suedisë sqaron pse ftoi futbollistë më pak të njohur për miqësoren me Kosovën

Janne Andersson ka bërë të ditur se i zgjodhi 25 lojtarë më pak të njohur për ndeshjen miqësore me Kosovës.

“Është e zakonshme, nuk dua të them përzierje e madhe e lojtarëve, por pasi që kemi marrë lojtarë nga Suedia, vendet nordike dhe liga ruse, mund të themi që e kemi një përzierje të këndshme”, ka thënë Andersson.

“Ka disa lojtarë më të rinj, që janë në fillim të karrierës së tyre, dhe disa më të vjetër, të cilët kanë qenë shumë afër listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet e këtij viti, përfshirë këtu Marcus Danielsonin. Kështu që më duket një përzierje e mirë e lojtarëve”.

“Arsyeja pse po e bëj këtë është pasi që ne duam t’i shohim lojtarët duke garuar për t’u futur në Kombëtaren A në të ardhmen dhe tani ata do ta kenë mundësinë për ta dëshmuar veten”.

“Kemi edhe lojtarë me të cilët kemi dashur të punojmë, si me Robin Soderin, por s’kemi pasur mundësi, kështu që tani do të jetë argëtuese. Përzierja e lojtarëve më duket argëtuese dhe interesante”.

“Nuk mund të them se sa do të kenë gjasa ata ta fitojnë një vend në ekip pasi që do të na mbeten edhe gjashtë muaj deri në Kampionatin Evropian. Por, shpresoj se ata do të kujdesen që të ma bëjnë të vështirë t’i largojë nga skuadra për EURO”.

Suedia dje publikoi listën me futbollistët për ndeshjen kundër Kosovës.