Selimi: privatizimin në Kosovë, të trajtohen me prioritet

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Selimi: privatizimin në Kosovë, të trajtohen me prioritet

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj.

Gjatë takimit, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori menaxhues i AKP-së, Tolaj, kanë diskutuar për domosdoshmërinë që të trajtohen me prioritet lëndët e pazgjidhur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit në Kosovë.

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejmë të legjislacionit i cili do t’u shërbente këtyre institucioneve në ngritjen e efikasitetit në punën e tyre me qëllim të fuqizimit dhe ofrimit të sigurisë juridike të të drejtave pronësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Drejtori menaxhues në Agjencinë e Kosovare të Privatizimit, ValonTolaj ka falënderuar Selimin për interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar duke e siguruar se AKP mbetet e përkushtuar të ofrojë zgjidhje brenda kompetencave të saj për çështjet që lidhen me interesin publik. /Insajderi.com/