Astrit Selmani ka pranuar ftesën dhe është zyrtarisht një futbollist i përfaqësueses së Kosovës, njofton Insajderi.
23 vjeçari ka pranuar ftesën e trajnerit, Schaland, për t’ju bashkuar ekipit për ndeshjet kualifikuese që Kosova do të zhvillojë ndaj Suedisë dhe Spanjës.
Si duket sulmuesi do të jetë një armë plus në repartin ofensiv të Kosovës në sfidën ndaj Suedisë të cilën Selmani e njeh mire, pasi ka gjashtë vite që luan në kampionatin suedez, ku momentalisht luan për skuadrën e Haamarby, ku ka luajtur dhe për ekipe të tjera suedeze si Varberg, Torns, Rosengard. /Insajderi.com