Senad Gashi: E kam imagjinuar 10 herë luftën me Chisoran, 9 herë kam fituar

Senad Gashi: E kam imagjinuar 10 herë luftën me Chisoran, 9 herë kam fituar

Boksieri shqiptar nga Peja, Senad Gashi, ka folur në konferencën për shtyp para duelit të tij të madh, ndaj boksierit britanik Dereck Chisora.

Sot është mbajtur konferenca e fundit para duelit të së shtunës, i cili do të jetë më i madhi në karrierën e Gashit, raporton Insporti

Gashi për herë të parë para një audience botërore u shfaq vitin e kaluar në Londër, ku u mund nga Carlos Takam.

Ai fillimisht kishte humbur me diskualifikim nga Tom Schwarz në Gjermani dhe më pas u mund edhe nga Carlos Takam në Angli.

Dueli ndaj Chisoras, që do të zhvillohet në ‘O2 Arena’, do të jetë meçi i tij i dytë i madh dhe mund të cilësohet si meçi i karrierës.

Lexoni deklaratën e Gashit dhënë sot në konferencën për shtyp