Boksieri me prejardhja nga Peja, Senad Gashi vitin e kaluar u mund nga Carlos Takam në duelin e zhvilluar në Londër, në të cilin ai për herë të parë u shfaq para një audience globale.
Edhe pse Gashi nuk ishte në gjendje ti bëjë ballë boksierit veteran francez, atij i është dhënë një rast i dytë të luftojë me boksier që gjendet në “listën A” të kategorisë së rëndë në botë.
Kundërshtari i ardhshëm i Gashit do të jetë Dereck Chisora, veterani britanik, që ka qenë kampion evropian dhe bartës i shumë titujve, kurse për titull bote kishte sfiduar Wladimir Klitschkon, por pa sukses.
Chisora është duke kërkuar që të luftojë për titull bote në kategorinë e rëndë, por Insporti raporton se gjasat e tij janë zvogëluar pas humbjes nga Dillian Whyte, në meçin e dhjetorit të vitit të kaluar, në Londër, në të njëjtën mbrëmje kur Gashi humbi nga Takam.
Senad Gashi, i cili ka 17 fitore dhe 2 humbje si profesionist dhe përfaqëson Gjermaninë në gara ndërkombëtare, duelin e ardhës do ta zhvillojë më 20 prill, raporton Insporti duke cituar mediat angleze.