Senati amerikan miraton pakon ndihmëse për COVID-19 prej 1.9 trilionë dollarë

Senati amerikan miraton pakon ndihmëse për COVID-19 prej 1.9 trilionë dollarë

Senati amerikan miratoi projektligjin e shumë pritur të presidentit Joe Biden me pakon e ndihmës për Coronavirusin në vlerë 1,9 trilionë dollarë COVID-19, duke e dërguar përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve për miratim, transmeton Insajderi.

Senati kishte një votim 50 pro dhe 49 kundër, ku mungoi një senator, ndërsa të gjithë republikanët votuan kundër pakos së ndihmës e cila u miratua përmes bashkërendimit buxhetor, një proces që kërkon çdo votë të demokratëve pa pasur nevojë për mbështetjen e republikanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa republikanët janë të shqetësuar për shumë likuiditet të injektuar në ekonomi, demokratët argumentojnë se pakoja e gjerë është e nevojshme për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë më të madhe në botë.

Projekt-ligji tani është rikthyer në Dhomën e Përfaqësuesve ku do të votohet përsëri në ditët në vijim për t’u dërguar në Shtëpinë e Bardhë. Është e nevojshme që Biden-i ta nënshkruajë atë përpara 14 marsit për të rinovuar programet e përfitimit të papunësisë.

Pakoja përfshin pagesa direkte deri në 1.400 dollarë për shumicën e amerikanëve dhe 300 dollarë përfitime javore për të papunët deri në shtator. Projekt-ligji uli mbështetjen javore prej 400 dollarësh deri në gusht u miratua të shtunën e kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projekt-ligji gjithashtu zgjeron kredinë e taksës së fëmijëve një vit për familjet me fëmijë, ndihmën për qiranë, ndërsa siguron fonde të reja për shpërndarjen vaksinave dhe testimin. /Insajderi.com