
Senati amerikan ka konkluduar se gjyqi për fajësimin e ish-Presidentit Donald Trump është kushtetues, duke lejuar fillimin e procedurave të plota, raporton BBC.
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit amerikan argumentoi se ai nuk mund të përballej me gjyqin pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Por një shumicë se senatit votoi në favor të vazhdimit, me një pjesë të republikanëve që mbështesin masën.
Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” kur Kongresi u sulmua muajin e kaluar.
Mijëra mbështetes të tij u mblodhën në Capitol Hill pas pretendimeve të Trump-it se “zgjedhjet e 3 nëntorit ishin manipuluar”. /Insajderi.com