Senatori i SHBA përshkruan skllavërinë si “një e keqe e domosdoshme”

Senatori i SHBA përshkruan skllavërinë si “një e keqe e domosdoshme”

Senatori i Arkansas ka përshkruar skllavërinë si një e keqe e domosdoshme në të cilën është ndërtuar shteti amerikan.

Në një gazetë lokale, republikani Tom Cotton ka thënë se ai e refuzon idenë që shteti amerikan është racist, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ai është duke prezentuar ligjin i cili do të ndalojë fondet federale për një projekt të Neë York Times, që ka për qëllim studimin e pikëpamjeve historike të skllavërisë.

Kjo deklaratë vjen në kohën e lëvizjes Black Lives Matter, lëvizje e cila u iniciua për shkak të vdekjes së George Floyd, një burrë me ngjyrë i paarmatosur, i cili vdiq për shkak të dhunës së policisë.

Kjo lëvizje u pasua me protesta të shumta kundër brutalitetit dhe racizmit të policisë amerikane.

Senatori Cotton ka qenë një kritik i madh këtyre protestave, të cilat i përshkroi si një “orgji e dhunës”.

Ky artikull u kritikua jashtëzakonisht shumë dhe më shumë se 800 të punësuar në “Times” nënshkruan një letër e cila denoncon publikim e saj./Insajderi.com