Sensacionale: KB Feronikeli mposht Vëllaznimin dhe ngjitet në Superligë

Sensacionale: KB Feronikeli mposht Vëllaznimin dhe ngjitet në Superligë

Për herë të parë në histori të klubit, Feronikeli sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës se basketbollit.

Skuadra nga Drenasi arriti të mposhtë Vëllaznimin me rezultatin 70:49 dhe me seri 2:1 të takimeve kalon në Superligë.

Dy çerekët e parë ishin të barabartë me skuadrat që nuk largoheshin shumë me pikë nga njëra tjera me rezultatin e pjesës së parë që u mbyll me tri pikë avantazh për Feronikelin, 30:27.

Çereku i tretë ishte vendimtarë për triumfin e Niklit, në të cilin realizuan plotë 21 pikë derisa mysafirët vetëm 7 sosh.

Epërsia e larg e krijuar në çerekun e tretë u menaxhua mjaftë mirë në të katërtin me takimin që u mbyll 70:49.

Më I miri tek Feronikeli ishte Arti Hajdari me 23 pikë.

Vëllaznimi do ta ketë edhe një mundësi për Superligën, ku do të ndeshjet me Lipjanin në Play Out, skuadër që gjendet e parafundit në Superligë. /Insporti