Serbi: Pritet lehtësimi i masave kundër COVID-19

Serbi: Pritet lehtësimi i masave kundër COVID-19

Shtabi i Krizave në Serbi nesër (e premte) do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe masat kundër përhapjes së Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Bërnabiq tha se flet pothuajse çdo ditë me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave dhe e di se cili është pozicioni i tyre.

Sipas saj, nuk është ende koha për t’i zbutur masat.

Në anën tjetër, medium serb “Tanjug” ka raportuar se në këtë mbledhje pritet të zbuten masat kundër virusit./Insajderi.com