Serge Gnabry e mposhtë Di Maria, Neymar e Lewandowski

Serge Gnabry e mposhtë Di Maria, Neymar e Lewandowski

Sulmuesi anësor i Bayern Munich, Serge Gnabry, i ka mposhtur në garën për çmimin “Lojtari i Javës”, në Ligën e Kampionëve, lojtarët si Angel Di Maria, Neymar dhe Robert Lewandowski.

Gnabry, ka shënuar dy herë në gjysmëfinalen në mes të Bayern Munich dhe Lyon, duke i ndihmuar ekipit të tij të kualifikohet në finale të kësaj gare të rëndësishme, transmeton Insajderi.

Kujtojmë, se Serge Gnabry, ishte lojtar i Arsenal, më pas ishte huazuar tek ekipi i ËBA, por as atje nuk kishte arritur që të gjejë vend në formacionin e trajnerit Tony Pulis, i cili kishte deklaruar se Gnabry nuk është nivel i lojtarëve të WBA./Insajderi.com.