Serge Gnabry për të dytën herë infektohet me COVID-19 te Bayern Munchen, humb sfidën e Championsit kundër PSG-së

Serge Gnabry për të dytën herë infektohet me COVID-19 te Bayern Munchen, humb sfidën e Championsit kundër PSG-së

Nuk kanë fund telashet për gjigandët bavarez, para sfidës me PSG-në në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 20:45, njofton Insajderi.

Pas Robert Lewandowskit, Correntin Tolisso dhe Mark Roka, tashmë Flick do të bëjë në ndeshjen e nesërme edhe pa Serge Gnabry. Ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Coronavirus ditën e sotme dhe është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij.

Pas dy testeve të kryera, Gnabry në të dyja rastet doli pozitiv dhe tashmë është i detyruar të qëndrojë në karantinë. Gjermani humb kështu ndeshjen e parë me PSG-në për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por me shumë mundësi edhe atë të kthimit, e cila do të zhvillohet një javë më vonë.

Kujtojmë se Gnabry kishte rezultuar me Coronavirus edhe në muajin tetor të vitit të kaluar, teksa tashmë i ka ndodhur e njëjta gjë dhe duhet të qëndrojë në karantinë. /Insajderi.com