Sergio Ramos, kapiteni i jashtëzakonshëm

Sergio Ramos, kapiteni i jashtëzakonshëm

Se është më i mirë se shumë sulmues e dëshmoi të mërkurën mbrëma me një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë kundër Mallorca.

Real Madrid e fitoi ndeshjen 2:0 ku para Ramos shënoi Vinicius Jr.

Veç golave nga penalltia, Ramos dëshmoi se shënon mirë edhe nga gjuajtja e lirë, kurse disa herë realizon edhe me kokë.

Goli ndaj Mallorca ishte numër 69-të në La Liga për Ramos, dhe i 120-ti në të gjitha garat me Sevilla, Real Madrid dhe kombëtaren Spanjolle.

Mbrojtësi spanjoll, të dielën u bë mbrojtësi me më së shumti gola në La Liga, ku për Los Blancos shënoi nga penalltia në fitoren 2:1 ndaj Real Sociedad.

Insajderi.com