Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, kërkon rinovim për dy vite me pagë të rritur, derisa të “Los Blancos”, kjo ofertë shihet si e papranueshme, njofton Insajderi.
Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje, ndërsa Ramos i ka refuzuar të dy.
Nga kjo situatë është duke përfituar Manchester Unitedi që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin dhe tashmë kanë përgatitur ofertën e parë.
Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, “Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me çdo pagë që e do lojtari./Insajderi.com