Sergio Ramos pritet të mungojë në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni

Sergio Ramos pritet të mungojë në ndeshjet e mbetura të këtij edicioni

Real Madrid ka njoftuar se pas testeve mjekësore të kryera nga Shërbimi mjekësor i këtij klubit, Sergio Ramos është diagnostikuar se ka të lënduar muskulin gjysmëembranor të këmbës së tij të majtë, përcjell Insajderi.

Ky lëndim pritet ta lë jashtë fushës mbrojtësin madrilen për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Ramos ka vuajtur në këtë sezon nga mungesat që ka pasur ndaj klubit.

Ai ka vetëm dy ndeshje që është kthyer nga një lëndim i ngjashëm si dhe kishte humbur edhe disa ndeshje të tjera për shkak të infektimit me COVID-19.

Real Madridi do të luajë të dielën kundër Sevilës./Insajderi.com