Sergio Ramos pritet t’i bashkohet PSG ditëve të ardhshme, pasi është arritur marrëveshja mes dy palëve, shkruan Insajderi.
Sipas Fabrizio Romanos, vëllau i Ramos ishte në Paris për të kompletur marrëveshjen e arritur.
35-vjeçari do të nënshkruaj kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2023, derisa ai është lojtari i lirë pasi u largua nga Real Madrid ditë më parë.
Paris Saint-Germain kishte shprehur interesim për mbrojtësin që nga janari, pasi kishin filluar bisedimet në prill, ata i kishin ofruar atij kontratë dy vjeçare.
PSG është duke planifikuar të zyrtarizoj Hakimin, Ramos dhe Donnarumman brenda 15 ditësh./insajderi.com