Sergio Ramos me rekord të zi në La Liga [Foto]

Sergio Ramos me rekord të zi në La Liga [Foto]

Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq në barazimin pa gola të Real Madridit në udhëtim te Athletic Bilbao të shtunën mbrëma, duke thyer kështu rekord të ri në La Liga.

Kjo ishte hera e 19-të që mbrojtësi spanjoll ndëshkohet me karton të kuq, që është rekord i ri, pasi asnjë lojtar tjetër nuk është ndëshkuar kaq shumë herë në histori të top ligës spanjolle.

Po ashtu, kjo ishte hera e 24-të që Ramos ndëshkohet me të kuqin për Real Madridin në të gjitha garat.