
Kim Jong-un, diktatori i Koresë Veriore është tifoz i Serie A për shkak që bashkëkobmësi i tij Kwang song Han që luan për Cagliarin, sipas raporteve të Gazzetta dello Sport.
18 vjeçari Kwang debutoi për kuq e kaltrit në fitoren 1:3 si mysafirë të Palermos në fillim të këtij muaji, duke e bërë atë koreano-veriorin e parë që luan në Serie A.
Ai po ashtu u bë futbollisti i parë nga ky vend që shënon gol në Serie A. Goli i parë i sulmuesit erdhi ndaj Joe Hart, respektivisht Torinos./KK