Serie A: Atalanta mposht Juventusin – rezultatet

Serie A: Atalanta mposht Juventusin – rezultatet

Janë mbyllur tre ndeshjet e Serisë A, të vlefshme për javën e 31-të kampionale, njofton Insajderi.

Juventusi nuk ia del dot ndaj Atalantës, teksa këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin minimal 1-0.

Ishte Malinovksi, i cili me golin e tij në minutën e 87-të, i dha fitoren ‘zikaltërve’, e cila i ngjit ata në vendin e tretë me 64 pikë, dy më shumë se Juventusi i vendit të katërt.

Fitore ka korrur edhe Lazio, që mposhti me rezultatin 5-3 Beneventon, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare dhe të luftuar nga fillimi deri në fund. Bologna ka triumfuar 4-1 ndaj Spezias, ku golin e vetëm të këtyre të fundit e shënoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. /Insajderi.com