Serie A gjatë ditës së diele ka vazhduar me javën e 11-të, ku në program ishin paraparë të zhvilloheshin katër sfida gjatë ditës, ndërsa fitore në këto ndeshje shënuan ekipet favorite, njofton Insajderi.
Ndeshja e parë gjatë ditës së diele, u zhvillua në Sardenja, ku Inter mposhti Cagliarin me përmbysje të rezultatit, pasi fillimisht shënuan vendasit me Sottil, derisa për Inter shënuan Barella, D’Ambrosio dhe Lukaku.
Ndeshja tjetër ishte ajo mes Atalantës dhe Fiorentinës, ku fitore shënoi ekipi i Gasperinit me rezultat 3:0. Autorët e golave ishin Gosens, Malinovsky dhe Toloi.
Gjithashtu, dhe Napoli shënoi fitore më përmbysje në “Diego Armando Maradona” me shifrat 2:1, ndaj gjenovezëve të Sampodorias. Fillimisht shënuan miqtë me Jankto në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë përmbytën ‘djemtë’ e Gattusos duke shënuar dy herë, fillimisht me Lozano pastaj dhe me Petagna.
Roma sfidën me Bolonjën e mbylli që në pjesën e parë duke shënuar plot pesë herë në portën e Ravaglia-s. Në fakt pas vetëm 15-të minutash lojë, rezultati tregonte 0:3 për mysafirët nga Roma. Fillimisht autogol shënoi Poli, pastaj Dzeko dhe Pellegrini, ndërsa ngushtuan rezultatin nikoqirët me një autogol nga Cristante. Deri në fund të pjesës së parë, mysafirët shënuan edhe dy herë të tjera, Veretout dhe Mkhitaryan ishin autorët e golave.
Inter ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 24 pikë, Napoli në vendin e tretë me 23 pikë, Roma në të pestin me 21 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e tetë me 17 pikë. /Insajderi.com