Duke filluar nga ora 15:00 do të luhen dy sfidat e javës së 33-të të Serisë A, teksa Inter do të presë në “San Siro” Veronën, ndërsa Juventus do të luaj në transfertën e Firences, kundër Fiorentinës, njofton Insajderi.
‘Zikaltërit’ pas dy barazimeve ndaj Napolit dhe Spezias, do të kërkojnë medoemos fitoren për të mbyllur sa më shpejtë kapitullin e kampionatit. Diferenca me ndjekësit i ka dhënë mjaft qetësi ekipit të Contes, teksa në pesë ndeshjet e fundit u duhen tetë pikë për tu shpallur kampion. Verona vjen pas tre humbjeve radhazi dhe do të kërkojë të dalë me pikë nga kjo ndeshje për të rritur moralin.
Në sfidën tjetër Juventusi vjen me objektivin e qartë për të marrë tre pikët, për të blinduar zonën Champions, kundër një Fiorentine e cila nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe ndodhet në pozita jo të mira në renditje. Juvja do të kërkojë të përfitojë dhe nga përballja e Milanit me Lazion për të përmirësuar pozitat e saj në kampionat. /Insajderi.com
Inter vs Hellas Verona
Fiorentina vs Juventus