Serie A: Juventus, Inter barazojnë ndërsa Roma shënon fitore

Serie A: Juventus, Inter barazojnë ndërsa Roma shënon fitore

Serie A, ditën e diele ka vazhduar me javën e shtatë kampionale, ku u zhvilluan dy derbi, të dyja derbit përfunduan në barazim, ndërsa vetëm Roma shënoi fitore, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Romë, mes Lazio-s dhe Juventus-it, skuadrat barazuan me rezultat 1:1. Të parët kaluan ën epërsi mysafirët me golin e Ronaldo-s (15’), ndërsa në minutën e pestë shtesë, barazuan nikoqirët me Caicedo, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Muriqit.

Ndeshjen tjetër derbi të kësaj jave, Atalanta dhe Inter po ashtu luan baras 1:1. Mysafirët në këtë takim shënuan të parët me Lautaro (58’), ndërsa barazuan vendasit me Miranchuk (79’).

Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në Genoa, mysafirët nga Roma shënuan fitore me rezultat 1:3. Tre gola për “romakët” në këtë takim u shënuan nga armeni Mkhitaryan në minutat 45’,67’ dhe 85’, ndërkaq barazuan përkohësisht vendasit me Pjaca (50’).

Ndeshja tjetër mes Torino-s dhe Crotone-s, përfundoi pa gola. /Insajderi.com