Serie A: Juventus, Napoli dhe Lazio shënojnë fitore

Serie A: Juventus, Napoli dhe Lazio shënojnë fitore

Kanë përfunduar tre sfidat e javës së javës së 30-të në Serie A, ndeshje që kishin filluar nga ora 15:00, njofton Insajderi.

Juventus ka arritur të marrë një tre pikësh me vlerë, teksa ka triumfuar në shtëpi ndaj Genoas me rezultatin 3-1. Skuadra e Andrea Pirlos e nisi vrullshëm, teksa në minutën e katër Kulusevski kaloi në avantazh ‘bardhezinjtë’, më pas ishte Morata ai që dyfishoi shifrat në minutën e 22-të. Scamacca ngushtoi diferencat në të 49-të minutë dhe golin e vulosjes së takimit e realizoi, Weston McKennie në minutën e 70-të. Me këtë fitore skuadra ‘bardhezi’ mban hapin e skuadrave të Milanos të cilat renditen në vendin e parë dhe të dytë.

Napoli harroi disfatën ndaj Juventusit dhe arrin një sukses të rëndësishëm në një fushë të vështirë si ajo e Sampdorias duke e mposhtur me rezultatin 0-2, me golat e Fabian Ruiz dhe Victor Osimhen. Me këtë fitore skuadra e Ivan Gennaro Gattusos, klasifikohet në vendin e pestë në kuotën e 59 pikëve.

Lazio triumfon në frymën e fundit ndaj Veronës në fushën e këtyre të fundit, me autor Milinkoviç-Saviç në minutën e 90+2′. Ky sukses i rëndësishëm i kryeqytetasve i rendit në vendin e gjashtë në kuotën e 55 pikëve. /Insajderi.com