Serie A: Juventus vs Parma, Spezia vs Inter – formacionet

Serie A: Juventus vs Parma, Spezia vs Inter – formacionet

Java e 32-të e Serisë A rezervon gjashtë përballje, ndër to Juventusi luan në shtëpi kundër Parmës, ndërsa Interi si mysafire ndaj Spezias, njofton Insajderi.

Juventusi do të kërkojë të marrë një rezultat sa më pozitiv pas humbjes ndaj Atalantës tre ditë më parë, që ka ndikuar jo pak në ambientin ‘bardhezi’. Tani objektivi i vetëm i Andrea Pirlos është të sigurojë një vend për në zonën Champions vitin tjetër.Tekniku italian ka konfirmuar ditën e djeshme hedhjen në fushë nga minuta e parë të dyshes, Dybala-Ronaldo. Ndërsa Parma vjen synimin për të marrë të paktën një pikë që do t’i shërbente në garën për mbijetesë.

Në sfidën tjetër Interi do të luajë në transfertë ndaj Spezias, teksa barazimi në fundjavë me Napoli ka lënë shije të mirë në shtëpinë ‘zikaltër’. Mbrëmjen e sotme, ekipi i Contes do të kërkojë medoemos fitoren për të plotësuar objektivin e tyre, fitimin e Serisë A. Përballë Lukakut dhe Lautaros do të jetë mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, i cili javën e kaluar gjeti dhe rrugën e golit me ekipin e tij.

Në sfidat e tjera Cagliari do të luajë në trasnfertën e vështirë të Udineses, teksa Nainngolan me shokë do të kërkojnë pikë për të qëndruar  mes më të mirëve.

Bolognaa do të presë në shtëpi Torinon, me këta të fundit të cilët nuk ndodhen në pozita aspak të mira në kampionat.Ndërsa në dy ndeshjet e tjera Crotone pret në shtëpi Sampdoria dhe Benevento e Pipo Inzaghit luan në transfertë ndaj Genoas. /Insajderi.com