Serie A: Milan barazon përsëri, Inter mposht Napoli-n

Serie A: Milan barazon përsëri, Inter mposht Napoli-n

Në javën e 12-të në Seria A, Milan ka barazuar përsëri me rezultat identik 2:2 kësaj radhe si mysafire e Genoa-s, ndërsa Inter ka mposhtur me rezultat 1:0 ekipin e Napoli-t, njofton Insajderi.

Dy golat për Genoa-n i shënoi Destro (48’, 60’), ndërsa golat për Milan-in i shënuan mbrojtësit Calabria (50’) dhe Kalulu (83’).

Në ndeshjen derbi të kësaj jave, Inter ka mposhtur 1:0 Napoli-n me golin e vetëm të shënuar nga Lukaku nga pika e bardhë (73’), derisa dy minuta më parë Napoli mbeti me 10 lojtarë, pasi Insigne u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në ndeshjet tjera ne Serie A, u arritën këto rezultate:

Fiorentina – Sassuolo 1:1

Hellas Verona – Sampdoria 1:2

Parma – Cagliari 0:0

Spezia – Bologna 2:2

/Insajderi.com