Serie A: Napoli dhe Lazio fitojnë

Serie A: Napoli dhe Lazio fitojnë

U luajtën në orën 15:00, tre sfidat e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A, njofton Insajderi.

Lazio dhe Napoli arritën të siguronin një fitore të rëndësishme në transfertë, respektivisht përballë Parmës dhe Udineses.

Kryeqytetasit e Inzaghit, triumfuan me rezultatin 0-2, falë golave të Luis Albertos dhe Caisedos duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, ndërkohë që Napoli i Gattusos iu fal goli të Bakayokos në minutën e 90-të, përballë Udineses, duke fituar me shifrat 2:1.

Sfida tjetër ajo mes Veronës dhe Crotones përfundoi me rezultatin 2-1 në favort të vendasve. /Insajderi.com