Serie A: Roma dhe Milan fitojnë, Napoli dhe Atalanta barazojnë

Serie A: Roma dhe Milan fitojnë, Napoli dhe Atalanta barazojnë

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14-të në Serie A, ku Roma dhe Milan kanë shënuar fitore me rezultate identike 3:2 ndaj Cagliarit, respektivisht Lazio-s, njofton Insajderi.

Roma ka shënuar fitore të mundimshme ndaj Cagliari-t me rezultat 3:2 me golat e Veretout (11’), Dzeko (71’) dhe Mancini (77’), ndërsa golat për mysafirët i shënoi Joao Perdo (59’) dhe në minutën e parë shtesë nga po i njëjti, kësaj radhe nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër, Milan ka mposhtur Lazio-n në derbin e javës me shifrat 3:2, duke ruajtur kryesimin në Serie A. Golat për ekipin e Piolit i shënoi Rebiç (10’), Çalhanoglu nga pika e bardhë (17’) dhe Theo Hernandez ishte ai që i siguroi fitoren vendasve në minutën e dytë shtesë, pasi mysafirët kishin barazuar rezultatin me golin e Luis Alberto (28’) dhe Immobile (59’).

Në ndeshjet tjera në Serie A, u arritën këto rezultate:

Bologna – Atalanta 2:2

Napoli – Torino 1:1

Sampdoria – 2:3

Spezia – Genoa 1:2

Udinese – Benevento 0:2

/Insajderi.com