Serie A: Roma, Lazio dhe Atalanta shënojnë fitore ndërsa Inter humb

Serie A: Roma, Lazio dhe Atalanta shënojnë fitore ndërsa Inter humb

Gjatë ditës së mërkure, Serie A kishte në program tetë sfida gjatë ditës, ndërsa dy në mbrëmje. Në ndeshjet e ditës, Inter u befasua nga Sampdoria, ndërsa Roma, Lazio dhe Atalanta shënuan fitore, njofton Insajderi.

Inter është mposhtur në Genoa nga Sampdoria e Ranieri-t me rezultat 2:1. Kiliani Alexis Sanchez humbi penalltinë në minutën e 12-të për mysafirët, ndërsa dy herë brenda pjesës së parë shënuan nikoqirët.

Fillimisht shënoi ish-interisti Antonio Candreva (23’), nga pika e bardhë, teksa dyfishoi rezultatin Keita Balde (38’). Me rezultat 2:0 u mbyll për vendasit u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Në pjesën e dytë, e vetmja gjë që arriti ekipi i Conte-s ishte ngushtimi i rezultatit. Goli u arrit me mbrojtësin holandez Stefan de Vrij (65’).

Deri në fund, Inter u mundua të shmangte humbjen, mirëpo nuk kishte fuqi për golin e barazimit.

Në ndeshjen tjetër, Roma ka shënuar fitore si mysafir te Crotone me shifrat 3:1. Dopietë në këtë takim shënoi sulmuesi spanjoll, Borja Mayoral (8’-29’), ndërsa golin e tretë e shënoi Mkhitaryan nga pika e bardhë (35’).

Golin e vetëm nikoqirët e shënuan me Golemic (71’).

Në ndeshjet tjera, u arritën këto rezultate:

Cagliari – Benevento 1:2

Bologna – Udinese 2:2

Lazio – Fiorentina 2:1

Sassuolo – Genoa 2:1

Torino – Hellas Verona 1:1

Atalanta – Parma 3:0

/Insajderi.com