Serie A: Roma, Parma, Verona barazojnë

Serie A: Roma, Parma, Verona barazojnë

Serie A gjatë ditës së diele ka vazhduar me javën e 10-të në ligë, ndërsa gjatë ditës janë zhvilluar tre takime, ku të tria ndeshjet janë mbyllur me barazim, njofton Insajderi.

Së pari ndeshja mes Hellas Veronës dhe Cagliarit u mbyll 1:1, ndërsa takimi Parma dhe Benevento u mbyll pa gola.

Ndeshja më interesantë e ditës, ishte ajo e zhvilluar në “Olipico” të Romës, ku Roma dhe Sassuolo kanë luajtur po ashtu 0:0.

Sa i përket takimit të zhvilluar në Romë, në minutën 41’ të ndeshjes, nikoqirët mbetën me 10-të lojtarë në ndeshje, pasi Pedro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke lënë ekipin me një lojtar më pak më shumë se 45’ minuta.

Mkhitaryan shënoi në të 44-tën minutë, por që u anulua nga VAR, pasi sipas gjyqtarit kryesor, Dzeko kishte shkaktuar ndërhyrje të pa lejuar më herët.

Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan një herë, mirëpo autori i golit, Haraslin, kishte pranuar një top nga pozita jashtë loje, që me të drejtë u anulua goli.

Deri në fund, ekipet tentuan por pa arritur të shënonin. Me këtë pikë, Roma ngritët në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Sassuolo ka një pikë më shumë dhe ndodhet në vendin e katërt. /Insajderi.com