Sevilla kampion i Europa Ligë – Mposhtën Inter me rezultat 3 me 2

Sevilla kampion i Europa Ligë – Mposhtën Inter me rezultat 3 me 2

Ekipi spanjoll, Sevilla, edhe njëherë e ka fituar garën e Europa Ligë, kësaj radhe duke e mposhtur ekipin e Inter me rezultat 3 me 2.

Inter kaloi i pari në epërsi, përmes Romelu Lukaku, që shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 5’. Vetëm pak minuta më vonë, holandezi i Sevilla, de Jong, shënoi një gol të bukur me kokë, duke e barazuar rezultatin. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 33’, pas një asistimi nga Banega, ai realizoi një gol edhe më të bukur me kokë, për ta kaluar Sevilla-n, në epërsi

Në pjesën e dytë, Sevilla arriti të shënojë edhe njëherë, në minutën e 74, përmes Diego Carlos, I cili u “ndihmua”, nga Romelu Lukaku.

Inter, nuk arriti që të shënojë më dhe Sevilla shpallet kampion I Europa Ligë për këtë sezon, I cili nuk ishte I zakonshëm, shkaku I Covid 19./Insajderi.com.