
Një ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadio de Balaídos” të Vigos mes Celtës dhe Sevillës, që përfundoi me rezultatin 3-4, njofton Insajderi.
Kunde hapi serinë e golave në minutën e shtatë, teksa Aspas përmbysi rezultatin në harkun kohor të tre minutave (20’-23’).
Pjesa e parë prodhoi edhe dy gola të tjerë, që mbajtën firmën e Fernandos dhe Mendez, duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllej me rezultatin 3-2 në favor të vendasve.
Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Lopeteguit, arriti të mblidhte forcat, duke përmbysur rezultatin.
Rakitiç vendosi fillimisht baraspeshën në minutën e 60-të, teksa Papu Gomez shënoi golin e fitores për Sevillën, ky në të 76-tën realizoi, duke i dhuruar tre pikë Sevillës si mysafire, që me këtë triumf hyri fuqishëm në luftën për titull.
‘Bardhekuqtë’ renditen në vendin e katërt me 61 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Atletico Madridit. /Insajderi.com