Sevilla në finale të Europa Ligë

Sevilla në finale të Europa Ligë

Ekipi i Sevilla-s, ka mposhtur Manchester United-in, me rezultat 2 me 1, për të shkuar në finale të Europa Ligë.

Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, me golat e Bruno Fernandes për Manchester United dhe Suso për Sevilla.

Pjesa e dytë filloi furishëm për Manchester United, duke rrezikuar në çdo aksion, por pa produkt final.

Sevilla, arriti të shënojë edhe një gol nga një kundërsulm që nuk premtonte asgjë dhe arritën të ruajnë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Sevilla, tanimë e konfirmuar si finaliste e parë, e pret kundërshtarin në finale, nga ndeshja, Inter vs Shakhtar Donetsk./Insajderi.com.