Sevilla pëson disfatë në shtëpi nga Barcelona

Sevilla pëson disfatë në shtëpi nga Barcelona

Barcelona ka arritur të fitojë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Sevilla-s me rezultatin 0-2, në kuadër të javës së 25-të në La Liga, njofton Insajderi.

Skuadra ‘katalanase’ kaloi në avantazh me Osman Dembele në minutën e 29-të dhe sfidën e vulosi ylli argjentinas Lionel Messi në minutën e 85-të të ndeshjes.

Me këtë sukses skuadra ‘katalanase’ renditet në vendin e dytë në ligë në kuotën e 53 pikëve, dy më pak se lideri Atletico Madrid, por madrilenët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër ekipi nga Andaluzia, edhe pas kësaj disfate mbetet në vendin e katërt në ligë me 48 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se Real Sociedad e vendit të pestë. /Insajderi.com