Sfida e fundit e Bunjakit – Islanda kërkon kualifikimin kundër Kosovës

Sfida e fundit e Bunjakit – Islanda kërkon kualifikimin kundër Kosovës

Kosova do të ketë sonte provën e fundit e cila rezulton të jetë më e vështira në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Kosova do të udhëtoi drejt ‘Laugardalsvöllur’ atje ku Islandezët do të kërkojnë në çdo mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për Kampionatin Botorë.

Islanda aktualisht ka 19 pikë dy më shumë se Kroacia. Islandës do të i nevojitet fitorja në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botërorë.

Kosova gjendët në vendin e fundit me vetëm një pikë, ndërsa nuk ka shënuar gol që në tri ndeshjet e fundit. Kosova ka pësuar 22 gola në këto kualifikimi përderisa ka arritur të shënoi vetëm tre.

Ndyshe kjo do të jetë ndeshja e fundit e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki./Insajderi.com