
PSG-ja eliminon Barcelonën në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.
Pas triumfit 1:4 në sfidën e parë, francezët e Pochetinos, u mjaftuan me një barazim në shtëpi, për të vijuar për më tej.
Kylian Mbappe zhbllokoi i pari sfidën në minutën e 31-të, pas 11-metërshit të fituar nga Mauro Icardi, duke kaluar përkohësisht në avantazh kryeqytetasit.
Festa e PSG-së në këtë sfidë zgjati vetëm gjashtë minuta, teksa në të 37-tën, Lionel Messi shënoi një supergol, teksa shtangu portierin Keilor Navas, me një predhë nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh.
“Pleshti” kishte shansin e artë në shtesën e pjesës së parë, për të përmbysur shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajta e tij u ndal nga Navas.
Pjesa e dytë, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave, nuk prodhoi gola. Kështu, Barcelona dhe Koeman eliminohen herët nga Champions League. /Insajderi.com