Gjilani ka barazuar në shtëpi me rezultat 0:0 kundër Drenicës në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Superligë, njofton Insajderi.
Granit Jashari rrezikoi i pari për mysafirët, ndërsa Franc Veliu e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë për vendasit. Një tjetër mundësi për nikoqirët në pjesën e parë e pati edhe Darko Nikaç.
Në pjesën e dytë vlen të përmendet rasti nga Denisson Da Silva, por pa arritur të gjente cakun e kërkuar. Në fund, ekipet u pajtuan me nga një pikë nga kjo përballje.
Gjilani me këtë pikë shkon në 44 pikë në vendin e katërt, ndërsa Drenica ndodhet në vendin e shtatë me 35 sosh. /Insajderi.com