Sfida mes Prishtinës dhe Gjilanit mbyllet pa gola në kryeqytet

Sfida mes Prishtinës dhe Gjilanit mbyllet pa gola në kryeqytet

Prishtina dhe Gjilani kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në ndeshjen e mbetur në javës së 26-të në Superligën e Kosovës, njofton Insajderi.

Fraksioni i parë i ndeshjes i takoi nikoqirëve të cilët krijuan më shumë raste shënimi, gjithashtu në këtë pjesë të parë të lojës, nuk munguan edhe tratativat e skuadrës mike për të shënuar gol, por pa konkretizim.

Pjesën e dytë të ndeshjes më mirë e filluan vizitorët nga Gjilani, duke atakuar më shumë portën prishtinase, teksa në një rast goditën tërthorësen.

Rastin më të mirë të ndeshjes e kishin vendasit, kur dy minuta para mbylljes së takimit, u akordua penallti në favor të tyre. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër lojtari nga Malisheva, Endrit Krasniqi, mirëpo goditjen e tij e priti mjaft bukur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi.

Kështu, me nga një pikë nga ky takim u pajtuan të dyja skuadrat, ndërsa më shumë dolën të kënaqur Drita dhe Ballkani, të cilat ruajnë pozitat një dhe dy në Superligë.

Prishtina me këtë pikë të fituar, shkon në kuotën e 51 pikëve duke u renditur në vendin e tretë, ndërsa Gjilani me këtë pikë shkon në 37 pikë, duke e mbajtur pozitën e katërt në tabelë. /Insajderi.com