Sfida në mes të Gjilanit dhe Ballkanit luhet sot

Sfida në mes të Gjilanit dhe Ballkanit luhet sot

Gjilani e pret sot ekipin e Ballkanit, për ndeshjen më të rëndësishme të javës, pasi të dy ekipet llogariten ndër pretendetët për të fituar titullin në këtë sezon, shkruan Insajderi.

Ballkani udhëton në këtë takim me vetëbesim të plotë, pasi ata kanë grumbulluar gjashtë pikët e mundura nga të dy ndeshjet e kaluara dhe kanë qëllim të shtojnë edhe tret të tjera.

Gjilani, nga dy ndeshje të luajtura, ka një fitore dhe një barazim.

Edhe gjyqtarët janë caktuar, gjyqtar kryesor sot do të jetë Genc Nuza, asistentë janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt Arben Halilaj.

Sfida do të fillojë prej orës 13:30./Insajderi.com.