Sfido veten në Tap n’Shije dhe fito shpërblime fantastike!

Sfido veten në Tap n’Shije dhe fito shpërblime fantastike!

Në faqen e GjirafaVideo, nga ora 19:00 fillon Tap n’Shije, quizi shumë atraktiv, me moderim nga aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi. Si gjithmonë, ju pret një lojë e bukur dhe shpërblime shumë të mira.

Tap n’Shije kthehet këtë javë, me orar të zakonshëm, për t’ju sfiduar në pyetje shumë interesante, ku tre vendet e para do të shpërblehen për arritjet e tyre.

Përveç shpërblimeve të zakonshme, sonte dhurohet edhe një shpërblim surprizë për komentuesin më të mirë.

Sonte dhurohen këto shpërblime:

Vendi i parë fiton Kupon 150 euro në GjirafaMall
Vendi i dytë fiton Trampolinë për fitness
Vendi i tretë fiton Çantë Vans

Për të luajtur, ju duhet të regjistroheni për lojë. Regjistrimi hapet nga ora 15:00 dhe mbetet i hapur deri në fillim të lojës.

Hapat për t’u regjistruar janë:

Hyni në GjirafaVideo.com

  • Kliko mbi Live TV
  • Klikoni tek video me titull Tap n’Shije by GjirafaVideo
  • Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
  • Klikoni “Hyr në quiz
  • Bëhuni gati për lojë

Regjistrimi veçse është hapur, klikoni këtu për t’u regjistruar.