Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II, ka shkaktuar të qeshura të shumta në Samitin e G7-së (Samiti i shtatë shteteve më të fuqishme të botës).
Samiti po mbahet në Britani të Madhe dhe ishte momenti kur liderët do bënin një pozë të përbashkët, ku në mes do qëndronte mbretëresha.
Në çastin kur liderët u pozicionuan me buzëqeshjet e ngrira para aparatëve fotografikë, mbretëresha foli.
“A është ky ai momenti kur duhet të dukesh sikur po kënaqesh shumë?”, pyeti ajo kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Më pas të gjithë liderët filluan të qeshin më të madhe, derisa mbretëresha rehatohej për t’u fotografuar.
Johnson duke iu përgjigjur asaj, i tha se “po munde, do të ishte shumë mirë”.