Shaqiri e bën një gjest të madh për tifozin e Liverpoolit të shtrirë në spital

Shaqiri e bën një gjest të madh për tifozin e Liverpoolit të shtrirë në spital

Xherdan Shaqiri i ka dërguar një mesazh për ditëlindje një vogëlushi tifoz të Liverpoolit, të shtrirë në spital.

Oliver është në spital që prej datës 2 tetor për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore. Si tifoz i Liverpoolit, dëshira e tij ishte të merrte mesazhe nga futbollistët e tij të preferuar për ditëlindjen e tetë të hënën.

Ylli kosovar i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk humbi kohë dhe ia plotësoi dëshirën tifozët të ri të Liverpoolit.

Shaqa – i cili është duke e shijuar një sezon të parë fantastik me të kuqtë sepse në 18 paraqitjet e tij deri tani këtë sezon në Premierligë, 10 herë si titullar dhe tetë herë nga stoli, i ka regjistruar gjashtë gola dhe dy asistime duke dhënë kontribut të mjaftueshëm që Livepooli të marshojë drejt titullit – ia uroi tetëvjetorin e lindjes tifozit të tij të ri, duke i thënë se kurrë nuk do të ecë i vetëm.

“Urime ditëlindja e tetë, shoku im i ri Oliver. Shijoje ditën tënde. Kurrë nuk do të ecni i vetëm”, shkroi Shaqiri në Twitter.