
Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer me dy gola sot, duke u bërë heroi i Liverpoolit në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.
Dy golat e shqiptarit në pjesën e dytë, i dhuruan tri pikë të mëdha ekipit të Jurgen Klopp, që ka rimarrë pozitën e liderit në Premierligë.
Pas ndeshjes, Klopp u shfaq tejet i entuziazmuar dhe i lumtur, duke e përqafuar Shaqirin.
Klopp djaloshin nga Zhegra e inkuadroi në minutën e 70-të, derisa atij iu deshën vetëm 10 minuta për të realizuar dy gola. /Insporti.com